Ngjarje tronditëse ka ndodhur sot brenda sallës së gjyqit, ku Elvis Shkambi hapi zjarr me armë, duke vrarë gjyqtarin Astrit Kalaja dhe plagosur dy persona të tjerë, babë e bir, të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Autori u neutralizua menjëherë dhe u arrestua nga policia në vendngjarje. Hetimet për motivet dhe rrethanat e atentatit vazhdojnë.
