Kryeministri i Kanadasë, Justin Truedeau ka thënë se edhe vendi i tij do të përgjigjet pas vendimit të presidentit amerikan Donald Trump ka vendosur tarifa prej 25 për qind në importet prej Kanadasë. 

“Nuk duam të jemi në këtë pikë, nuk e kemi kërkuar këtë”, ka thënë ai në një konferencë për media.

Qeveria e tij do të vendosë 25 për qind tarifa në mallrat amerikane në vlerë të 155 miliardë dollarëve.

Një pjesë e tarifave do të hyjnë në fuqi të martën, ndërsa pjesa tjera pas 21 ditësh.

Kryeministri kanadez ka hedhur poshtë sugjerimin se kufiri i përbashkët përbën shqetësim për sigurinë, duke thënë që më pak se 1 për qind e fentanolit hyn në SHBA përmes Kanadasë.

Me qëllim të shmangies së të gjitha tarifave, Otava është zotuar për ndarje të 1.3 miliard dollarëve për masa të reja të sigurisë në kufi me SHBA-në.

“Tarifat nuk janë mënyra më e mirë si mund të punojmë së bashku dhe të ruajmë jetë”, ka thënë Trudeau.