Presidenti amerikan pretendoi — pa asnjë provë për të mbështetur pohimin e tij — se nëse nuk do ta kishte hequr dorë nga marrëveshja bërthamore e Iranit e nënshkruar nga paraardhësi i tij Barack Obama, Teherani do të kishte pasur një bombë bërthamore deri tani.

“Nëse nuk do ta kisha ndërprerë Marrëveshjen e tmerrshme Bërthamore të Iranit (JCPOA) të Obamës, Irani do të kishte pasur një armë bërthamore tre vjet më parë”, tha Trump, transmeton Telegrafi.

“Ky ishte transaksioni më i rrezikshëm që kemi hyrë ndonjëherë, dhe nëse do të lejohej të qëndronte, bota do të ishte një vend krejtësisht tjetër tani. Mund ta fajësoni Barack Hussein Obamën dhe Joe Bidenin e përgjumur”, shkroi ai në platformën e tij Truth Social.

The post Trump: Irani do të kishte pasur armë bërthamore nëse unë nuk do ta kisha ndërprerë marrëveshjen e Obamës appeared first on Alsat.