Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump tha se një nga njerëzit më të lig në histori ka vdekur, duke e përmendur emrin e liderit suprem të Iranit, Ali Khamenei. Trump tha se kjo nuk është drejtësi vetëm për popullin e Iranit, por për të gjithë amerikanët dhe gjithë njerëzit e tjerë që janë vrarë e dëmtuar nga Khamenei.
“Khamenei, një nga njerëzit më të lig në Histori, ka vdekur. Kjo nuk është vetëm Drejtësi për popullin e Iranit, por për të gjithë Amerikanët, dhe për ata njerëz nga shumë vende anë e mbanë botës, që janë vrarë ose janë demtuar nga Khamenei” , tha mes tjerash, presidenti Donald J. Trump
