Presidenti amerikan, Donald Trump ka paralajmëruar se Kina do të përballet me “probleme të mëdha” nëse i dërgon armë Iranit, përcjell TV21. Këto deklarata të Trump vijnë ë periudhë kur SHBA po zhvillon bisedime me Iranin për uljen e tensioneve, ndërkaq, raportohet se inteligjenca amerikane ka indikacione se Kina mund të jetë duke planifikuar dërgesa armësh, përfshirë sisteme të mbrojtjes ajrore, drejt Iranit. 

“Epo, nëse Kina e bën këtë, Kina do të ketë probleme të mëdha! Në rregull”, tha shkurt Trump.

Në lidhje me: CNN: Inteligjenca amerikane me indikacione se Kina po përgatit dërgesë armësh në Iran