Ndërsa foli me Caitlin Collins të CNN të hënën në lidhje me faljen e mundshme të ish-të dashurës së Jeffrey Epstein, Ghislaine Maxwell, Trump përmendi se “shumë njerëz i kanë kërkuar falje”, përfshirë Combs, i cili u dënua të premten me më shumë se katër vjet burg për dënimin e tij për dy akuza për transport për prostitucion.

Trump e ndau informacionin me gazetarët të hënën në Shtëpinë e Bardhë, duke konfirmuar se kishte marrë një kërkesë specifike në lidhje me Combs. “Unë e quaj Puff Daddy; ai më kërkoi falje”, tha presidenti.

Sipas burimeve, ekipi i Diddy-t kontaktoi Shtëpinë e Bardhë menjëherë pasi reperi u dënua me 50 muaj burg të premten e kaluar. Kërkesa thuhet se u bë nga një person shumë i afërt me Diddy-n, i cili foli me një zyrtar të Shtëpisë së Bardhë me qasje të drejtpërdrejtë me Trump.

Presidenti nuk specifikoi gjatë bisedës me gazetarët nëse do ta miratonte kërkesën e Didit, duke e lënë vendimin e tij të hapur për momentin.

Javën e kaluar, gjykatësi Arun Subramanian e dënoi Didin me 50 muaj burg, ose pak më shumë se katër vjet, për dy akuza për organizim transporti me qëllim prostitucioni. Përveç dënimit me burg, ai e gjobiti edhe me 500,000 dollarë, shuma maksimale që mund t’i kishte shqiptuar.

Gjykatësi Arun Subramanian tha se nuk kishte dyshim se Sean Diddy Combs ishte i përkushtuar ndaj familjes së tij, por hodhi poshtë përpjekjen e mbrojtjes për t’i portretizuar festat dhe netët e tij në hotel si përvoja intime dhe konsensuale ose si “një histori seksi, droge dhe rock ‘n’ roll”.

The post Trump konfirmon: “Diddy ka kërkuar falje presidenciale” appeared first on Alsat.