Në takimin e presidentit turk Regjep Taip Erdogan me presidentin amerikan Donald Trump, ky i fundit pati ‘lëvdata’ për homologun e tij, që siç tha, është përgjegjës në çlirimin e Sirisë nga regjimi i Assadi. Trump shtoi se kjo është një arritje e madhe duke i hapur rrugë lehtësimit të sanksioneve në Siri.
“Mendoj se Presidenti Erdogan është ai që është përgjegjës për Sirinë, për luftën e suksesshme në çlirimin e Sirisë nga udhëheqësi i saj i mëparshëm”, tha Trump. “Mendoj se ky njeri është përgjegjës. Ai nuk e merr përgjegjësinë, por në të vërtetë është një arritje e madhe.”
