Presidenti amerikan Donald Trump, para udhëtimit të tij në Teksas, theksoi se priten “më shumë bisedime të premten” me Iranin dhe shprehu dëshirën për të arritur një marrëveshje me Teheranin.
“Irani nuk mund të ketë armë bërthamore. Nuk jam i kënaqur me ta, por priten bisedime të tjera. Dua të bëj një marrëveshje me ta,” tha ai.
Megjithatë, Trump la të hapur mundësinë e një sulmi ushtarak.
“Nuk dua, por ndonjëherë duhet,” u përgjigj kur u pyet mbi një veprim ushtarak kundër Teheranit.
Ai shtoi: Kemi ushtrinë më të fuqishme në botë. Do doja të mos e përdorja, por ndonjëherë duhet.
Bisedimet për programin bërthamor të Iranit vazhduan këtë javë, ndërsa SHBA-ja ka rritur ndjeshëm praninë ushtarake në rajon.
JUST IN — PRESIDENT TRUMP TELLS IRAN, POINT-BLANK: “It’d be nice if we could do it with out the military, but sometimes you have to do it with!”
“We have the greatest military in the WORLD. There’s nothing CLOSE. I’d love not to use it — but sometimes, you have to.”
pic.twitter.com/wPwHobJS3I
— Eric Daugherty (@EricLDaugh) February 27, 2026

JUST IN — PRESIDENT TRUMP TELLS IRAN, POINT-BLANK: “It’d be nice if we could do it with out the military, but sometimes you have to do it with!”