President i SHBA-ve Donald Trump deklaroi se marina dhe forca ajrore iraniane “janë zhdukur,” 24 anije janë shkatërruar në tre ditë dhe armët kundër-ajrore janë fshirë. Ai shtoi se liderët iranianë duket se janë gati për marrëveshje, por SHBA “duan të luftojnë më shumë se ata.” Ministri iranian i Jashtëm, Abbas Araghchi, mohoi kontaktet me SHBA për armëpushim, duke thënë se negociatat e mëparshme ishin shfrytëzuar për sulme ndaj Iranit. Ai gjithashtu theksoi se ushtria iraniane është më e përgatitur për këtë konflikt se në sulmet e qershorit, duke përfshirë përmirësime në raketat dhe gatishmërinë për një pushtim tokësor.
“Sapo ata lëshojnë një raketë, brenda katër minutash, lëshuesi goditet. Ata nuk kuptojnë çfarë po ndodh. Por ne kemi ushtrinë më të madhe në botë. Marina e tyre është shkatërruar – 24 anije në vetëm tre ditë. Kjo d.m.th. shumë anije. Armët e tyre kundër-ajrore janë zhdukur, pra ata nuk kanë forcë ajrore dhe nuk kanë mbrojtje ajrore. Të gjithë avionët e tyre janë zhdukur. Komunikimet janë zhdukur. Raketat janë zhdukur. Lëshuesit janë zhdukur – rreth 60% dhe 64%, respektivisht. Përveç kësaj, po ia dalin mbanë mirë. Unë them “çfarë ka mbetur”, por ata janë të fortë dhe duan të luftojnë, dhe po thërrasin, po pyesin “si mund të bëjmë një marrëveshje?” Unë thashë, jeni pak vonë”, deklaroi presidenti i SHBA-ve, Donald Trump.
“Ne nuk po kërkojmë armëpushim, dhe nuk shohim asnjë arsye pse të negociojmë me SHBA-në, kur kemi negociuar me ta dy herë, dhe çdo herë na sulmuan në mes të negociatave. Pra, nuk ka asnjë kërkesë për armëpushim nga ne, dhe nuk ka asnjë kërkesë për negociata me SHBA-në nga ana jonë. Ne kurrë nuk kemi dërguar ndonjë mesazh atyre”, u shpreh ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araghchi.
