Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se do të merrte në konsideratë lejimin e kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, për të rifilluar veprimet ushtarake në Gaza, nëse Hamasi nuk e respekton marrëveshjen.

“Forcat izraelite mund të kthehen në terren sapo ta them unë. Çfarë do të ndodhë me Hamasin, do ta mësojmë shpejt,”

 tha Trump në intervistën për CNN.

Hamasi nga ana e tij ka konfirmuar se ka dorëzuar tek Izraeli, të gjithë trupat e vdekur.

“Të gjitha trupat që kemi gjetur deri tani, janë dorëzuar”, ka thënë Hamasi.

Ushtria izraelite njoftoi më herët se po shkon bashkë me Kryqin e Kuq në Gaza, për të marrë trupat e pengjeve të vdekur.