Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi mbrëmë se Shtetet e Bashkuara po zhvillojnë “bisedime të mira” me Iranin dhe se ekziston mundësia për arritjen e një marrëveshjeje.

“Po zhvillojmë bisedime të mira. Mendoj se ka një mundësi të madhe që diçka të ndodhë, dhe nëse ndodh, është mirë. Nëse nuk ndodh, do t’i kthehemi asaj që bënim para dy ditësh”, tha Trump.

Ai paralajmëroi se nëse negociatat nuk japin rezultat, Irani mund të përballet sërish me sulme.

“Ose diçka do të ndodhë shumë shpejt, ose nuk do të ndodhë fare”, u shpreh Trump, duke iu përgjigjur pyetjes se sa mund të zgjasin bisedimet.

Trump shtoi se Irani dëshiron negociata “sepse e goditëm shumë rëndë”.

SHBA-ja më 25 korrik ndaloi fushatën dyjavore të sulmeve ajrore ndaj Iranit.

Nga ana tjetër, Ministria e Punëve të Jashtme e Iranit njoftoi se mesazhet vazhdojnë të shkëmbehen përmes ndërmjetësve dhe se Teherani nuk ka hequr dorë nga diplomacia.

Zëdhënësi i MPJ-së iraniane, Esmail Baghaei, i cilësoi si “të sajuara” raportimet se Irani ka kërkuar bisedime.

“Kjo nuk është në ADN-në tonë”, deklaroi Baghaei.