Presidenti i SHBA-së, Donald Trump u shpreh optimist për marrëveshje me Iranin, përcjell TV21. Pas njoftimit të tij më herët sot për ndërprerje pesë-ditore të sulmeve ndaj objekteve energjetike iraniane, Trump tha se kanë biseduar edhe me Izraelin për marrëveshje eventuale, që sipas tij do të përfshijë ndalesën që Irani të ketë armë bërthamore. Duke folur para nisjes së aeroplanit presidencial nga Florida drejt Memfis, Trump tha se nëse arrihet marrëveshje, vetë do të shkojnë dhe të marrin uraniumin e pasuruar në Iran.
“Mendoj që Izraeli do të jetë shumë i lumtur mene sapo biseduam me Izraelin para pak kohe. mendoj se do të jenë shumë të lumtur. Kjo do të jetë paqe për Izraelin. Paqe afatgjate, e garantuar. Nëse kjo ndodhë, nuk mund të garantoj, por mendoj se do të ndodhë. Jeta ime është një marrëveshje. Kjo është ajo që bëj gjatë gjithë jetës sime, mendoj se do të ndodhë diçka dhe pse nuk duhej të ndodhte. Kështu që nesër në mëngjes, në një kohë, në kohën e tyre, prisnim të hidhnim në erë bazën më të madhe të energjisë elektrike, që kushton mbi 10 miliardë dollarë për t’u ndërtuar, është shumë e mirë. Dhe një goditje, zhduket, shembet. Pse do të dëshironin këtë, kështu që ata thirrën. Nuk thirra unë, ata thirrën. Duan të bëjnë marrëveshje. Edhe ne dëshirojmë marrëveshje, duhet të jetë marrëveshje e mirë. Duhet të jetë jo më luftëra, jo më armë bërthamore, nuk do të kenë armë bërthamore, pajtohen me këtë. Çfarëdo nga kjo gjë, do të thotë s’ka marrëveshje. Gazetari: Thatë se do të merrni uraniumin e pasuruar, si do ta merrni? Është shumë e lehtë, nëse kemi marrëveshje me ta, do të shkojmë atje dhe do ta marrim vetë”, tha Trump.
