Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se bisedimet e reja me Iranin do të nisin të hënën, pasi vendosi të mos urdhëronte një sulm të ri ndaj këtij vendi.

Trump nuk tregoi se ku do të zhvillohen negociatat apo kush do të marrë pjesë, ndërsa nuk caktoi as ndonjë afat për arritjen e marrëveshjes.

“Do të preferoja të arrinim një marrëveshje. Nuk dua të vriten njerëz, sepse shumë njerëz humbin jetën dhe ne nuk e duam këtë”, tha Trump shkruan BBC transmeton Telegrafi.

Sipas tij, marrëveshja duhet të mundësojë rihapjen e plotë të Ngushticës së Hormuzit dhe t’i japë fund kërcënimit bërthamor të Iranit.

Megjithatë, Ministria e Jashtme iraniane deklaroi të hënën se aktualisht nuk po zhvillohen bisedime me Shtetet e Bashkuara. Teherani tha se është duke negociuar vetëm me Omanin për krijimin e një korridori të përkohshëm të sigurt në Ngushticën e Hormuzit.

The post Trump paralajmëron bisedime të reja me Iranin appeared first on Alsat.