Presidenti amerikan, Donald Trump, kërcënoi Spanjën me masa tregtare, përfshirë tarifa, për shkak të shpenzimeve të saj të ulëta për mbrojtjen, duke e konsideruar refuzimin e Madridit për të arritur 5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB) për shpenzime ushtarake si një mungesë respekti ndaj NATO-s.

“Jam shumë i pakënaqur me Spanjën. Ata janë e vetmja vend që nuk e ka rritur kontributin e vet në 5% dhe për këtë arsye nuk jam i kënaqur me Spanjën”, deklaroi Trump përpara gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë të martën.

Ai shtoi:

“Kam menduar t’i ndëshkoj me tarifa për këtë veprim dhe mendoj se mund ta bëj.”

Trump vazhdimisht ka theksuar për anëtarët e NATO-s se duhet të rrisin shpenzimet për mbrojtjen e tyre dhe ka shprehur dyshime mbi gatishmërinë e Uashingtonit për të ndihmuar vendet anëtare që nuk investojnë mjaftueshëm në sigurinë dhe mbrojtjen e tyre.