Presidenti amerikan, Donald Trump, ka thënë gjatë një takimi me udhëheqës të lartë ushtarakë amerikanë se “qytetet e rrezikshme” në vend mund të jenë “fusha stërvitjeje” për trupat amerikane.
Deklarata e presidentit ka ardhur gjatë një mori ankesash për krimin në vendet nën udhëheqjen e demokratëve.
Trumpi po ashtu ka deklaruar se SHBA-ja është e pushtuar nga brenda dhe se armiku duhet trajtuar para se situata të dalë jashtë kontrollit.
“Pasi shpenzuam triliona dollarë për të mbrojtur kufijtë e vendeve të huaja, me ndihmën tuaj ne po mbrojmë kufijtë e vendit tonë Është armiku nga brenda dhe ne duhet ta trajtojmë atë para se të dalë jashtë kontrollit”, ka thënë Trumpi.
Vërejtjet e tij u janë referuar kriminelëve dhe emigrantëve që ndodhen ilegalisht në vend.
Presidenti tashmë ka demonstruar një gatishmëri për të vendosur trupa kundër qytetarëve amerikanë, duke përfshirë vendosjen e Gardës Kombëtare dhe Marinës në detyrë aktive në Los Angeles në fillim të këtij viti.
Ai po ashtu ka thënë se shumë shpejtë do të vendos trupa edhe në Çikago, diçka që ai ka paralajmëruar por që ende nuk ka vepruar.
Edhe pse ushtria është projektuar për t’u përballur me kërcënimet e huaja, presidenti ka theksuar vizionin e tij për ta përdorur atë për qëllime të brendshme.