Presidenti Donald Trump ka njoftuar në një postim në Truth Social të enjten në mëngjes se ka urdhëruar Marinën e SHBA-së të kryejë sulme vdekjeprurëse ndaj çdo anijeje që vendos mina në Ngushticën e Hormuzit, përcjell TV21.
“Kam urdhëruar Marinën e Shteteve të Bashkuara të qëllojë dhe të vrasë çdo anije, sado të vogla qofshin (Anijet e tyre detare janë TË GJITHA, 159 prej tyre, në fund të detit!), që po vendosin mina në ujërat e Ngushticës së Hormuzit”, deklaroi presidenti në postim.
“Nuk duhet të ketë asnjë hezitim. Për më tepër, ‘minëpastruesit’ tanë po pastrojnë Ngushticën tani. Po urdhëroj që ky aktivitet të vazhdojë, por në një nivel trefish më të lartë! Faleminderit për vëmendjen ndaj kësaj çështjeje,” shtoi ai.

