Presidenti Donald Trump po mban një konferencë për shtyp në Shtëpinë e Bardhë.
Lideri amerikan njofton se Komanda Hapësinore e SHBA-ve do të zhvendosë zyrat qendrore nga Kolorado në Alabama.
“Nga ky moment e tutje do të njihet gjithnjë si Qyteti i Raketave”, tha Trump.
Komanda Hapësinore e SHBA-ve është një komandë e përbashkët dhe e ndarë nga dega e Forcës Hapësinore të SHBA-ve. Aktualisht ndodhet në Kolorado Springs, por vendndodhja e selisë qendrore ka qenë burim konfliktesh.
Trump shtoi se “problemi i madh” që ka me Koloradon është përdorimi i votimit me postë. Trump ka deklaruar prej kohësh, pa prova të qarta se ky votim rrit mashtrimin dhe po përpiqet ta ndalojë si praktikë në zgjedhjet elektorale në SHBA.
“Kështu që kjo luajti një faktor të madh”, tha presidenti.
Gjatë mandatit të parë të Trump, zyrtarët vendosën ta zhvendosnin në Alabama dhe një raport nga Zyra e Përgjegjshmërisë së Qeverisë (GAO) në vitin 2022, zbuloi se procesi i vendimmarrjes së Forcave Ajrore të SHBA-ve kishte “mungesa të dukshme në transparencë dhe besueshmëri”.
Më pas, në vitin 2023, presidenti Joe Biden vendosi ta linte në Kolorado duke zemëruar ligjvënësit në Alabama.