Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka thënë se ka urdhëruar dy nëndetëse bërthamore të “pozicionohen në rajone të përshtatshme” në reagim ndaj komenteve “shumë provokuese” të ish-presidentit të Rusisë, Dmitry Medvedev, raporton “BBC”. 

Në postimin e tij në rrjete sociale, Trump, tha se ka vepruar në rast se “deklaratat budallallëqe dhe nxitëse janë më tepër se kaq”. 

“Fjalët janë shumë të rëndësishme, dhe shpesh mund të dërgojnë në pasoja të paqëllimshme. Shpresoj se ky nuk do të jetë një nga ato raste”, ka shkruar Trump. 

Ai nuk ka treguar se ky do të pozicionohen dy nëndetëset.