Përzgjedhësi i kombëtares së Anglisë, Thomas Tuchel ka folur pas fitores së skuadrës së tij ndaj Shqipërisë në xhiron e fundit të kualifikimeve për Botërorin e vitit 2026.

Anglia fitoi 2-0 në Tiranë, në stadiumin “Air Albania”, me dy gola të shënuar nga Harry Kane – të dy golat erdhën në çerekun e fundit të takimit.

Pas kësaj fitoreje, Tuchel është shprehur i lumtur me paraqitjen e skuadrës së tij, por ka folur edhe për Shqipërinë.

“Nuk ishte e lehtë, nuk kemi pritur të jetë lehtë. E dinim se do të ishte e vështirë pasi luajtëm në një stadium të mbushur plot, me tifozë me plot emocione. Ne kemi luajtur lojë të mirë, kemi luajtur lojë të shkëlqyer. Shënuam dhe ajo ishte e rëndësishme. Më pas u bë e lehtë. Jam krenar për suksesin në gjithë kampanjën. Të gjithë kanë punuar fort dhe jam shumë i kënaqur me arritjet. Të dyja ndeshjet me Shqipërinë kanë qenë të vështira. Shqipëria dhe Serbia ishin kundërshtarët kryesorë të grupit. Por, lojtarëve u takon merita. Skuadra ka përparuar shumë, por ka mundësi për të bërë edhe më shumë. E përgëzoj Shqipërinë dhe shihemi në Botëror. Mundësia ekziston, bashkë me cilësinë që e ka në ekip”, ka thënë ai pas ndeshjes.

The post Tuchel ka disa fjalë për Shqipërinë: Shihemi në Botëror appeared first on Alsat.