Vladimir Tufegjiç dhe Elenko Milanov ishin sonte të ftuar në emisionin Click Plus në TV21, ku diskutuan për shkarkimin e prokurorit publik. Avokati Vlladimir Tufegjiq tha se prokurori i ri duhet të bëjë një revizion të disa çështjeve problematike në Prokurorinë Publike.

“Prokurori i ri duhet menjëherë të kryejë kontroll mbi ligjet në disa çështje të të gjithë prokurorëve të zgjedhur rastësisht. Ju garantoj se aty do të dalin në pah prokurorë publikë që kanë problem kronik me aktakuzën, me mënyrën e procedimit, me menaxhimin e çështjeve, me mbledhjen e provave dhe më në fund, Prokuroria Publike do të marrë një pamje reale se si vepron secili, dhe do të shihni se gjatë gjashtë muajve sa zgjat hetimi, në gjysmën e rasteve nuk është ndërmarrë asnjë veprim”, tha Tufegjiq.