Teksa mediat “vlonin” për ndarjen e saj nga Patris Berisha, këngëtarja e dashur nga Shkupi, Tuna pati sjell fëmijën e dytë të saj.
Shtatzaninë e pati mbajtur të fshehur, saqë mediat në asnjë moment nuk dyshuan dhe nuk shkruan.
E për këtë ka folur për herë të parë pas katër vitesh, sot, vetë Tuna.
Ajo duke e uruar djalin e saj të dytë, Tianin, ka kujtuar momentin se kur ka vendosur të “arratiset” dhe se çfarë mendoi në ato momente.

Madje, ajo gjatë kësaj kohe kishte realizuar edhe fotosesion.
Fotografitë i publikoi pasi lindi fëmijën.

