Nga 25% e votave të numëruara në zgjedhjet parlamentare në Hungari, opozitarja TISZA po udhëheq me një epërsi të thellë, duke marrë 64% të votave, kundrejt 31% të FIDESZ-it të kryeministrit Viktor Orbán.
Sipas këtij rezultati paraprak, simulimi i shpërndarjes së mandateve në Kuvend nxjerr një fitore të fuqishme të TISZA-s, e cila do të siguronte 128 deputetë. Në anën tjetër, FIDESZ do të mbetej me vetëm 62 mandate, duke pësuar një rënie të ndjeshme krahasuar me dominimin e deritanishëm në skenën politike hungareze.
Ndërkohë, subjekti “Shteti Jonë” do të arrinte të siguronte 8 mandate, duke hyrë në përbërjen e re parlamentare.
Nëse ky trend konfirmohet edhe me numërimin e votave të mbetura, Hungaria mund të shkojë drejt një përmbysjeje të madhe politike, me opozitën që do të merrte kontrollin e parlamentit dhe do t’i jepte fund sundimit të gjatë të FIDESZ-it të Viktor Orbánit.
Megjithatë, autoritetet zgjedhore pritet të publikojnë rezultate të tjera gjatë orëve në vijim, ndërsa mbetet për t’u parë nëse avantazhi i thellë i TISZA-s do të ruhet deri në përfundim të procesit.

