Ministri turk i Energjisë, Alparslan Bayraktar, tha se janë duke u zhvilluar negociata me TerraPower, një kompani në pronësi të Bill Gates në lidhje me blerjen e reaktorëve të vegjël modularë bërthamorë (SMR), duke theksuar se deri në vitin 2050 janë planifikuar centrale të vogla bërthamore me kapacitet prej të paktën 5,000 megavatësh.
Ministri theksoi gjithashtu se Turqia synon të diversifikojë sigurinë e furnizimit të saj me energji.
Konkretisht, Bayraktar tha: “Jemi në bisedime me TerraPower, të themeluar nga Bill Gates, në lidhje me centrale të vogla bërthamore modulare. Ne planifikojmë të krijojmë centrale të vogla bërthamore me një kapacitet prej të paktën 5,000 megavatësh deri në vitin 2050”.
