“Evropa më në fund e ka kuptuar se mbrojtja e kufirit të saj lindor është përgjegjësi dhe një detyrë e përbashkët evropiane”, kështu deklaroi kryeministri polak Donald Tusk pas samitit të vendeve të krahut lindor të NATO-s.

Sot, kryeqyteti finlandez priti samitin e parë të krahut lindor të BE-së, në të cilin morën pjesë përfaqësues të Polonisë, Finlandës, Suedisë, Lituanisë, Letonisë, Estonisë, Rumanisë dhe Bullgarisë.

Në konferencën e përbashkët për shtyp, kreu i qeverisë polake theksoi se Polonia po jep një kontribut të rëndësishëm në sigurinë evropiane. Tusk gjithaashtu theksoi se Polonia mbron kufirin e jashtëm të BE-së me Rusinë dhe Bjellorusinë dhe përdor instrumentet e BE-së.

“Sot mund të njoftojmë me krenari se Evropa më në fund e ka kuptuar se mbrojtja e kufirit të saj lindor është përgjegjësia jonë e përbashkët. Nuk është vetëm përgjegjësi e Polonisë, Finlandës apo Lituanisë. Është një detyrë e përbashkët evropiane dhe një përgjegjësi e përbashkët evropiane”, theksoi ai.