Para pak çaste në Strimnicë të Komunës së Zhelinës ka ndodhr një plagosje, njofton nga tereni TV21.

Sipas burimeve të tyre ekziston mundësia që personi i plagosur të ketë kërcënuar kryetarin e Komunës së Zhelinës Blerim Sejdiu.

Ende nuk dihen motivet e e sakta të këtij incidenti.

Sipas informacioneve të para nga dëshmitarët në terren, personi F.B. paraprakisht, kishte kërcënuar kryetarin e komunës së Zhelinës, Blerim Sejdiu në oborrin e xhamisë “Qendër”, pas çka F.B. është nisur zënkë me një person tjetër. Zënka ka vazhduar në qendër të fshatit, ku F.B. është plagosur nga personi me të cilin kishte zënkë.

TV21 ka kontaktuar kryetarin Sejdiu, i cili është nuk ishte i qasshëm. Nga Kabineti i tij për TV21 konfirmuan se kryetari është kërcënuar, por që nuk dhanë detaje shtesë.