Nga Njësiti i Zjarrfikësve në Ohër njoftojnë se pak pas mesnate një veturë është djegur në pjesën e vjetër të qytetit, përcjell TV21. Në njoftim kërkohet nga qytetarët që të parkojnë veturat në pjesë të qytetit ku mund të kenë qasje automjetet kundër zjarreve.

“Pak pas orës 01:30 është raportuar për një automjet të djegur në pjesën e vjetër të qytetit, në terren të vështirë për qasje. U bëjmë thirrje qytetarëve që të parkojnë automjetet e tyre në vende të përshtatshme për të mundësuar qasje më të lehtë për automjetet e zjarrfikësve dhe ndihmës së parë!”, thuhet në njoftimin e Njësitit të Zjarrfikësve.