Sektori i Punëve të Brendshme Kumanovë ka njoftuar se ka parashtruar kallëzim penal kundër H.B.(21) nga Republika e Shqipërisë, për shkak të ekzistimit të dyshimit se ka prodhuar dhe ka shitur në mënyrë të paautorizuar drogë, transmeton TV21.
“Më 26.02.2025 në kufirin Tabanoc, nëpunësit policor kanë kryer kontroll tek denoncuesi, i cili ka qenë udhëtar në autobus me targa të Shqipërisë, ku tek ai është gjetur dhe marrë marihuanë”, thuhet mes tjerash në njoftimin e MPB-së.
