-Deri në vitin e ardhshëm kur vendosëm me bashkëshortin tim se tani shkojmë me gjithçka ose asgjë. Blemë bileta për një drejtim dhe u kthyem mbrapa.
Kjo është Gabriella Jakov, e cila bashkë me bashkëshortin, të dy mjekë, janë kthyer nga Gjermania në Prilep një vit më parë.
“Për fëmijët nuk mendoj se Gjermania është mjedis i shëndetshëm që të rriten, Maqedonia ende edhe në këtë kohë të keqe është opsioni më i mirë për të rritur fëmijët”, tha Gabriella Jakov – e kthyer nga Gjermania.
Ismail Kovaçi në vitin 1979 kishte shkuar në Zvicër si punëtor, e më pas në vitin 2009 është kthyer në Maqedoni ku ka hapur fabrikë për plastikë PVC.
“Prodhimin që e kemi, 90% e dërgojmë në Zvicër ndërsa 10% në të gjithë Europën, për tregun tonë rreth 5%”, pohoi Ismail Kovaçi – i kthyer nga Zvicra.
E Toni është kthyer nga Italia në Vinicë ku ka hapur fabrikë për produkte të ëmbëlsirave, me 58 punëtorë.
“Këtë ëndërr po ta punoja në Itali nuk do të mundesha që t’ia dal e ta realizoj. Maqedonia jep mundësi, që me më pak kontribut ta realizojmë punën”, pohoi Toni Bogdanov – I kthyer nga Italia në Vinicë.
Kryeministri Hristijan Mickoski u uroi mirëseardhje mërgimtarëve që kanë zgjedhur të kthehen në vendlindje, duke u thënë se Maqedonia nuk duhet harruar. Premtoi se si qeveri do të punojnë më shumë për të mbajtur qytetarët në vend.
“Ju jeni ata që e tregoni me vepra, e dëshmoni se edhe këtu mund të jetë mirë, më mirë se atje ku keni qenë. Unë ju falënderoj edhe njëherë që i keni dhënë shans atdheut tuaj, Maqedonisë dhe ne si qeveri do të bëjmë gjithçka që kjo të jetë shansi i fundit, Maqedonia të jetë e fundit shans ku do të realizohemi dhe këtu t’i kalojmë vitet që na kanë ngelur”, deklaroi Hristijan Mickoski, kryeministër.
Këto u thanë në Forumin e të Kthyerve në vend, i cili u mbajt në Qeveri, ku folën edhe shumë ish-emigrantë që janë kthyer në vend gjatë viteve të fundit dhe ndanë historitë e tyre të suksesit.
