Kandidati për kryetar komune në Çair Izet Mexhiti nga koalicioni VLEN, doli në terren për të inspektuar punimet në rrugën “Jashar Erebara” në Gazi Babë të komunës së Çairit. Ai tha se po punohet për ujësjellësin e ri, kanalizimin, rrjetin atmosferik dhe asfaltimin. Mexhiti bëri të ditur se shumë shpejtë do të jetë në funksion.
“Sot punohet intenzivisht në rrugën dikur “157”, tani më mban emrin “Jashar Erebara”. Punohet ujësjellësi i ri kanalizimi i ri, rrjet atmosferik i ri, asfaltim i ri dhe ndriçim i ri. Pra është ndryshim rrënjësor total i rrugës “Jashar Erebara”, po punohet intenzivisht dhe mendoj që shumë shpejtë do të jetë në funksion që kjo pjesë e Gazi Babës kjo pjesë e Çairit ta ketë infrastrukturën nëntokësore krejtësisht të re”, tha Izet Mexhiti – kandidat për kryetar Komune në Çair.
