Gazetare: Linda Ebibi Ademi
Buxheti vjetor për trajtimin e pacientëve me sëmundje të rralla mbulon vetëm një numër të caktuar pacientësh, ndërsa ata që ri diagnostikohen mbeten jashtë sistemit, ndërsa përfshirja e tyre bëhet e mundur vetëm nëse ndonjë pacient tjetër humb jetën. Këtë vit buxheti për këta pacient ishte 24 milionë euro, ndërsa për vitin e ardhshëm buxheti pritet të ulet në 17 milionë euro, pavarësisht se numri i të sëmurëve rritet vazhdimisht dhe tashmë ka kaluar mbi 1.200 pacientë në vend. Sipas Shoqatës Jeta me Sfida, një ulje e tillë drastike e buxhetit ngre shqetësime serioze për mbijetesën dhe trajtimin e duhur të pacientëve.
“Ishim të habitur kur e pamë propozimin për financat për programin e sëmundjeve të rralla, mendoj se dje ose pardje doli dhe pamë se është zvogëluar buxheti për programin dhe kjo na habit pasi ne kemi pacient të rinj, ka sëmundje të reja, barna të reja kështu që programi duhet të rritet siç ishte në vitet e kaluara. Presim që kjo të ndryshojë dhe buxheti të rritet përsëri pasi është e nevojshme për pacientët”, tha Vesna Aleksoovska, Shoqata Jeta me Sfida.
Ministri i Shëndetësisë Azir Aliu tha se këtë vit janë siguruar gjithsej 58 ilaçe për 430 pacientë me sëmundje të rralla, duke përfshirë 3 terapi të reja. Për buxhetin e zvogëluar për vitin e ardhshëm tha se do të ndryshojë në bazë të nevojave të pacientëve.
“E dini që për këtë grup të kategorisë së pacientëve buxheti agregohet nga disa fonde siç është nga duhani, nga puna e alkoolit, nga puna e lojërave të fatit kështu që të gjitha këto agregime të buxhet shkojnë për këtë kategori të qytetarëve. Besoj që kjo linjë buxhetore shpejt do të editohet por gjithashtu edhe linjat tjera buxhetore”, deklaroi Azir Aliu, ministër i shëndetësisë.
Ndërkaq, Shoqata e Mjekëve Amë thotë se i kanë “duart e lidhura” për shkak të mungesës së pajisjeve diagnostikuese dhe kërkojnë më shumë kompetenca, në mënyrë që pacientët të mund të marrin terapinë e nevojshme në fazat e hershme të sëmundjes./Alsat.mk
The post Ulet buxheti për pacientët me sëmundje të rralla appeared first on Alsat.

