Real Madridi e ka përfshirë trajnerin e Aston Villas, Unai Emeri, si një objektiv të mundshëm për rolin e trajnerit të ekipit nga edicioni i ri. Vazhdimësia e Alvaro Arbeloas, i cili ka pasuar Çabi Alonson, do të varet nga suksesi i tij në Ligën e Kampionëve dhe La Liga për pjesën e mbetur të sezonit.

Nëse ish-trajneri i Kastiljas nuk arrin ta bëjë këtë, Real Madridi ka të ngjarë të rekrutojë një trajner të profilit të lartë për të udhëhequr projektin dhe emri më i ri është ai i spanjollit Emeri. Ky i fundit e ka revolucionarizuar Aston Villan në vitet e fundit, duke e shndërruar atë në një nga gjigantët e Premier Ligës.

Aston Villa aktualisht është në vendin e tretë në tabelën e ligës, katër pikë prapa liderëve të Arsenalit, duke qenë kandidat serioz për titull dhe trofeun e Ligës së Evropës

Ndërkohë, seria mbresëlënëse prej tre fitoresh radhazi e Arbeloas u ndërpre papritur pas një humbjeje zhgënjyese 4-2 kundër Benficas në Ligën e Kampionëve, duke i detyruar gjigantët spanjollë të garojnë në fazën e “play-off”-it.

The post Unai Emeri shfaqet si kandidati befasues për trajner të Real Madridit appeared first on Alsat.