Universiteti “Nënë Tereza” në Shkup prezantoi asistenten virtuale “Nënë Tereza”, një platformë inteligjente që ofron ndihmë dhe orientim për studentët, stafin akademik dhe vizitorët në shqip dhe maqedonisht, ndërsa po punohet edhe për versionin anglisht. Rektori Bekim Fetaji theksoi se kjo teknologji do të përmirësojë qasjen në informacione, komunikimin dhe efikasitetin brenda universitetit, duke sjellë transparencë dhe digjitalizim të shërbimeve. Demonstrimi praktik gjatë prezantimit mundësoi që studentët dhe stafi të testojnë funksionalitetet e asistentes, duke nxitur interaktivitet dhe diskutime për përfitimet e saj.
“Platforma mund të ketë qasje prej në ueb faqe, momentin kur e vizitojnë ueb-faqen e Universitetit ka opsion të aktivizohet asistentja dhe e mira këtu është se ajo trajnohet prej të dhënave dhe pyetjeve të ndryshme të cilat do të vendosen në sistem, ka shumë pyetje të cilat në fillim nuk do të jetë në gjendje t’i gjejë për shkak se ajo skanon ueb-faqen e Universitetit, skanon dokumentacionin, skanon kalendarin akademik, oraret e provimeve, ligjëratave etj“, tha Bekim Fetaji – rektor i universitetit “Nënë Tereza”
