Shumë prej nesh kanë përjetuar ndonjëherë në jetë infeksion urinar dhe e dimë se zakonisht fillon me nevojë shumë të shpeshtë për urinim, dhimbje në pjesën e poshtme të barkut, në zonën e fshikëzës urinare..

“Vetë pacientët ndonjëherë kur vijnë, tregojnë se kanë ndryshim në erën e urinës ose madje edhe në ngjyrë. Mund të ketë edhe prani të gjakut. Zgjimi natën për të urinuar është gjithashtu një nga shenjat e para që tregojnë për infeksion urinar, konkretisht për cistit. Kjo ndodh te infeksionet e thjeshta.” – thotë dr. Irena nefrologe.

Dr. Irena Rambabova Bushletiq tregon që infeksionet urinare varësisht prej simptomave dhe trajtimit ndahen në infeksione urinare të thjeshta dhe të komplikuara:

“Nëse paraprakisht kanë qenë të pranishme disa nga këto simptoma, por më pas shfaqet temperaturë, dhimbje në pjesën e ijëve – majtas apo djathtas – si dhe ethe, atëherë bëhet fjalë për infeksion urinar të ndërlikuar.” – thotë dr. Irena në emisionin Pasqyra e Shëndetit.

Diagnoza e saktë ndihmon edhe në trajtimin e duhur të një infeksioni urinar. Bazuar në simptomat, për trajtim fillestar të cistiteve përshkruhen antibiotikët më të përdorur, por kur bëhet fjalë për infeksione urinare më të komplikuara atherë mjekja thotë që mostra e urinës dhe prania e leukociteve dhe bakterieve në analizat laboratorike tregojnë se bëhet fjalë për infeksion urinar.

“Konfirmimi më i madh është kryerja e urinokulturës, për të identifikuar shkaktarin dhe bashkë me të merret edhe një antibiogram për të parë ndaj cilit antibiotik bakteri është më i ndjeshëm, dhe në bazë të kësaj bëhet edhe trajtimi..” –  thekson mjekja në emsionin Pasqyra e Shëndetit.

The post Urinimi i shpeshtë, dhimbje në pjesën e poshtme të barkut, erë e keqe e urines dhe ndryshimi i ngjyrës – shenja që tregojnë që ju vuani nga infeksion urinar appeared first on Alsat.