Presidentja e Komisioni Evropian, Ursula von der Leyen tha se disa vende të BE-së po përgatiten të ndihmojnë në një mision për të mbrojtur Ngushticën e Hormuzit sapo të përfundojë lufta. Sipas saj të gjithë i ndiejnë efektet anësore në çmimet e gazit dhe naftës dhe se kanali tregtar është kritik për linjat e furnizimit me energji në të gjithë botën. Gjatë një vizite në Australi, presidentja e Komisioni Evropian, theksoi nevojën urgjente për arritjen e një paqeje të negociuar që do t’i jepte fund luftës me Iranin, duke u shprehur se është thellësisht e shqetësuar për konfliktin në vazhdim.

“Jam thellësisht e shqetësuar për konfliktin. Irani duhet të ndërpresë menjëherë kërcënimet, si dhe përpjekjet për të bllokuar ngushticën për anijet tregtare. Sulmet e fundit nga Irani ndaj anijeve tregtare të paarmatosura në Gjirin Persik, sulmet ndaj infrastrukturës civile, duke përfshirë instalimet e naftës dhe gazit dhe mbyllja de facto e Ngushticës së Hormuzit nga forcat iraniane janë të papranueshme dhe duhet të dënohen”, deklaroi Ursula von der Lejen, Presidente e KE-së. / Alsat.mk.

 

 

The post Ursula von der Leyen: Disa vende të BE-së do të ndihmojnë për mbrojtjen e Ngushticës së Hormuzit pas luftës appeared first on Alsat.