ShBA-ja dhe forcat e tyre partnere kanë kryer sulme në shkallë të gjerë kundër objektivave të grupit Shteti Islamik (ISIS) në Siri, njoftoi Komanda Qendrore e ShBA-së (Centcom).
Presidenti i ShBA-së, Donald Trump, drejtoi sulmet e së shtunës, të cilat janë pjesë e Operacionit Hawkeye Strike, në hakmarrje ndaj sulmit vdekjeprurës të ISIS-it ndaj forcave amerikane në Siri më 13 dhjetor, shkroi Centcom në X.
Sulmet u kryen në një përpjekje për të luftuar terrorizmin dhe për të mbrojtur forcat amerikane dhe partnere në rajon, sipas Centcom.
“Mesazhi ynë mbetet i fortë: nëse i dëmtoni luftëtarët tanë, ne do t’ju gjejmë dhe do t’ju vrasim kudo në botë, pavarësisht se sa shumë përpiqeni t’i shmangeni drejtësisë”, tha Centcom.
The post Ushtria amerikane me sulme të reja ndaj ISIS-it në Siri appeared first on Alsat.
