Ushtria amerikane njoftoi se kishte rrëzuar dy dronë iranianë që, sipas Komandës Qendrore të SHBA-së, përbënin një kërcënim për trafikun detar ndërkombëtar në Ngushticën e Hormuzit, raportoi AP .
Komanda Qendrore e SHBA-së njoftoi në X se forcat amerikane në Lindjen e Mesme reaguan pasi dronët u vlerësuan si një kërcënim për anijet në një nga korridoret më të rëndësishme të transportit detar në botë. Në deklaratë thuhej: “Forcat amerikane në Lindjen e Mesme rrëzuan dy dronë iranianë në një sulm të vetëm që kërcënoi trafikun ndërkombëtar detar në Ngushticën e Hormuzit.”
Ushtria amerikane tha gjithashtu se mbetet e përgatitur të “vazhdojë të mbrohet kundër agresionit iranian”. Rrëzimi i këtyre avionëve erdhi pasi forcat amerikane rrëzuan katër dronë të tjerë sulmues të premten.
The post Ushtria amerikane rrëzon përsëri dronë iranianë në Ngushticën e Hormuzit appeared first on Alsat.
