Ushtria izraelite ka nisur një sulm në Gaza.

Trupat izraelite u sulmuan me armë zjarri në Rafah të Gazës jugore, duke bërë që Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) të hakmerren me sulme ajrore, raporton The Times Of Israel.

IDF ende nuk ka komentuar mbi sulmet.

Ndryshe, si Izraeli ashtu edhe Hamasi kanë akuzuar njëri-tjetrin për shkelje të armëpushimit.

Së fundmi Departamenti amerikan i Shtetit ka paralajmëruar se Hamasi po planifikon një sulm “të menjëhershëm” ndaj civilëve në Gaza që do të shkelte marrëveshjen e armëpushimit.

Ai tha se nëse Hamasi vazhdon me sulmin, “do të merren masa për të mbrojtur popullin e Gazës dhe për të ruajtur integritetin e armëpushimit” të arritur nga Donald Trump për t’i dhënë fund luftës dyvjeçare midis Izraelit dhe Hamasit.