Kampioni i padiskutueshëm i boksit në peshën e rëndë, Oleksandr Usyk nga Ukraina, është në bisedime për një përballje të re. Ai do të mbrojë titullin e tij WBO kundër britanikut Fabio Uardley, i cili fitoi një shans për të fituar titullin duke mposhtur Xhosef Parker të shtunën e kaluar. Menaxheri i WUardley, Frenk Uarren, tha se negociatat janë duke vazhduar.

“Situata për momentin është që Usyk duhet të mbrojë titullin e tij WBO kundër Uardlit. Po negociojmë dhe shpresojmë të biem dakord për tarifën, vendndodhjen dhe datën e ndeshjes. Nëse Usyk nuk e nënshkruan kontratën dhe nuk dëshiron të luftojë, ai do ta humbasë titullin”, tha Uarren, dëshira e të cilit është të luftojë në Uembli ose në Riad, Arabi Saudite.

 

“Ndeshja nuk do të jetë deri vitin tjetër, sigurisht. Mendoj se mund të jetë në mars. Do të doja shumë ta zhvilloja në Uembli. E di që biletat do të shiten menjëherë. Do të ishte shumë emocionuese. Fabio është një boksier bindës. Ai tërhoqi 27,000 njerëz në një stadium futbolli në shi të rrëmbyeshëm për një nga ndeshjet e tij. Ndeshja e tij e ardhshme mund të jetë edhe më e madhe se kaq”, tha menaxheri i Uardli-t.

Usyk është 38 vjeç dhe nuk ka humbur asnjë ndeshje profesionale. Ai ka 24 fitore, 15 prej të cilave kanë ardhur me nokaut. Në ndeshjen e tij të fundit në korrik të këtij viti, ai mundi Daniel Dubois me nokaut në raundin e pestë. Wardley është 30 vjeç dhe është gjithashtu i pamposhtur në 20 ndeshje.

The post Usyk në rast se nuk përballet me boksierin britanik, mund të humbas titullin appeared first on Alsat.