Promotori i Josef Parker, Dejvid Higins, ka vënë në pikëpyetje dëmtimin e Oleksandr Usyk, si një bllokim të qëllimshëm të negociatave për një duel mes dy boksierëve.
Usyk, kampioni i padiskutueshëm i botës në peshat e rënda, ka kërkuar një zgjatje të afatit për bisedime për një përballje të detyrueshme për të mbrojtur titullin WBO kundër Parker, për shkak të një dëmtimi. Por, kohët e fundit, në rrjetet sociale janë shfaqur pamje të ukrainasit që kërcen në një koncert muzikor.
Promotori Higins, për “Sky Sports” komentoi këtë situatë.
“Në fakt, nuk i kam parë provat mjekësore, por do të mendonit se një dëmtim serioz do ta pengonte atë lloj aktiviteti. Josef do të donte të luftonte këtë vit me siguri, sa më shpejt të jetë e mundur. Për sa më përket mua, gjërat janë pikërisht ashtu siç ishin. Në boks, asgjë nuk më habit”, tha Higins.
Parker, i cili është një ish-kampion i WBO, mund të sfidojë për të gjithë titujt kryesorë të Usyk nëse ndeshja zhvillohet. Neo-zelandezi e ka fituar mundësinë e tij pas fitoreve ndaj Deontej Uajlderit, Zhilei Zhang dhe Martin Bakole.
“Josef dëshiron vetëm të duelojë dhe kështu që po pret të luftojë. Ai është i përqendruar, i përgatitur dhe gati për t’u ndeshur me këdo, kudo dhe po pret që kjo të ndodhë”, tha promotori i boksierit.
The post “Usyk po shtyn qëllimisht sfidën me Parker, duke pretenduuar se është i dëmtuar” appeared first on Alsat.