Vajza e Ibrahim Rugovës, Tetua kurorëzohet me Agron Xheloshajn në katedrale

E bija e Ibrahinm Rugovës, ish-presidentit të Kosovës, është kurorëzuar sot në Katedrale me Agron Xheloshajn.

Pamje nga kjo ceremoni janë publikuar në rrjetet sociale nga të ftuarit.

Para dy ditësh Teuta dhe Agroni  i thanë po njëri tjetrit edhe në një ceremoni familjare. Lidhjen e tyre me martesë e kurorëzoi kryetari i Prishtinës, Përparim Rama.

Ceremonia e martesës është mbajtur në rezidencën historike të Prishtinës.

Pamjet e publikuara dëshmojnë një atmosferë të mbushur me elegancë, finesë dhe emocione të thella, duke e kthyer këtë dasmë në një bashkim ku historia, trashëgimia dhe dashuria ndërthuren në një kapitull të ri për familjen Rugova.