KH Çair në konkurrencë të femrave, ka shkruar historinë, duke u kualifikuar për herë të parë në ndeshjet e 1/8 së finales në kuadër të Kupave Europiane në hendboll.

Ekipi i udhëhequr nga Basri Latifi tregoi klas dhe mençuri edhe në ndeshjen e dytë ndaj skuadrës portugeze të Colegio de Gaia, duke shënuar kështu edhe fitoren e dytë brenda dy ditëve.

Pas fitores 29:25 në ndeshjen e djeshme, sot ekipi i Çair, shënoi edhe një fitore tjetër, këtë herë me rezultatin 28:26 (13:9)./IS