Gazetare: Ajnur Bafqari
Dy figura kontraverse nga Maqedoninë e Veriut, Valon Bela dhe Bekir Halimi, janë shpallur persona “non grata” nga autoritetet shqiptare të Tiranës zyrtare. Ministria e Brendshme shqiptare e ka marrë këtë vendim bazuar në ligjin për të huajt, pasi të dy, Halimi dhe Bela, dyshohet se kanë zhvilluar dhe kryer veprimtari kundër shtetit shqiptarë, konkretisht kundër interesave të sigurisë kombëtare.
Masa e vënë ndaj tyre mësohet se do të jetë nga 10 vite secili ndërsa ndaj Valon Belës u lëshua edhe urdhër dëbimi.
Sipas nenit 104, të ligjit për të huajt, ministri përgjegjës për rendin dhe sigurinë publike e shpall një person të padëshiruar, nëse bëhet fjalë për interesa të rëndësishme të shtetit, rendit kushtetues dhe atij juridik si dhe të sigurisë kombëtare dhe të rendit publik. Vendimi u mor në bazë të këtij ligji, konkretisht nenit 104/1 a dhe b.
“ a) vepron ose propagandon kundër sovranitetit të Republikës së Shqipërisë, sigurisë kombëtare, rendit kushtetues dhe rendit e sigurisë publike; b) është anëtar i organizatave terroriste ose përkrah e kryen veprime anarkiste kundër shtetit ligjor”, thuhet në Ligji për të huajt.
Bekir Halimi është imam dhe ligjërues islam nga Shkupi, i njohur për aktivitetin e tij në komunitetin mysliman shqiptar. Për vite me radhë emri i tij është përmendur në raporte dhe analiza ndërkombëtare mbi ekstremizmin fetar, ku është cilësuar si figurë e afërt me rrymat selefiste.
Vetë Halimi i ka mohuar vazhdimisht akuzat dhe në intervista ka deklaruar se ka qenë kundër ekstremizmit të dhunshëm dhe se ka dënuar organizatat terroriste. Ai ka qenë nën hetim për pastrim parash dhe financim të terrorizmit, ndërsa raportohet se ka marrë fonde nga dy organizata joqeveritare nga Lindja e Mesme.
Valon Bela nga ana tjetër është figurë aktive politikisht. Ai ka qenë lider i një partie politike, ndërsa më vonë kaloi në Bashkimin Demokratik për Integrim. Bela ka ushtruar edhe funksione publike, ndërsa ishte i përfshirë edhe në disa incidente të njohura për publikun. Valon Bela ka qenë i përfshirë në dy vepra penale, armë mbajtje pa leje dhe kërcimin. Në vitin 2018, ai është plagosur me dy plumba, ndërsa paraprakisht emri i tij u bë i njohur për shkak të kërcënimeve ndaj Izet Mexhitit. Në 2016-tën, Bela dhe një grup prej disa personash janë futur ne kabinetin e kryetarit të komunës së Çairit, Izet Mexhiti të cilit i kishin lënë një mesazh kërcënues./Alsat.mk.
The post Valon Bela dhe Bekir Halimi shpallen “non grata” nga Shqipëria appeared first on Alsat.
