Lidhur me vendimin e autoriteteve shqiptare ka reaguar Valon Bela, një nga dy personat e shpallur “non grata”. Ai përmes një postimi në facebook, e ka cilësuar vendimin si politik dhe të padrejtë. Bela shkruan se një vendim administrativ nuk mund të zhbëjë, sipas tij, historinë, sakrificën dhe kontributin e një luftëtari shqiptar, ndërsa akuzon kryeministrin Edi Rama për politika përjashtuese dhe e krahason me presidentin serb Aleksandar Vuçiq, duke e quajtur madje, vëlla siamez të Vuçiqit. Në reagim ai thekson se vendimi ndaj tij është një mesazh i gabuar për kujtesën kombëtare. “Dinjiteti i një luftëtari nuk matet me të drejtën për të hyrë ose jo në një shtet, por me veprën që ka lënë pas dhe me respektin që gëzon në mesin e popullit, ndryshe nga qeveria aktuale që gëzon respekt vetëm nga foshnjëvrasësit. Dhe mu në sinkron të plotë, Rama & Vuçiq më fusin në listën e padëshiruarve. Kjo flet shumë!”, ka shkruar Bela në postim./Alsat.mk.

The post Valon Bela reagon pas vendimit “non grata”: Rama njësoj si Vuçiç appeared first on Alsat.