Përpjekja e 18 emigrantëve për të arritur në bregdetin jugor të Kretës, mes detit të trazuar, u shndërrua në një tragjedi pasi varka me të cilën ata lundronin u mbush me ujë.
Menjëherë nisi një operacion kërkim-shpëtimi nga Autoritetet Portuale të Kretës, të cilat nxituan me mjete lundruese, megjithëse kushtet ishin jashtëzakonisht të vështira.
Ndërkohë, varka e emigrantëve ishte fundosur, ndersa dyshohet se 18 nga 20 emigrantët kanë humbur jetën dhe dy të tjerë kanë shpëtuar.
The post Varka me 20 emigrantë fundoset pranë bregdetit jugor të Kretës, prej tyre 18 vdiqën appeared first on Alsat.
