Gjatë fjalës së përnatshme nga dritarja e banesës së tij, Sali Berisha ka reaguar për idenë e krijimit të “Vatikanit” brenda Tiranës.

Ai u është drejtuar besimtarëve bektashinj duke u thënë se Edi Rama nuk e pë ta, por për veten e tij.

“Edi Rama këto kohë për të mundur të maskojë lidhjet e tij të tmerrshme me krimin, për të maskuar vjedhjet e mëdha të shqiptarëve, për të maskuar zbrazjen e Shqipërisë, vendosi si maskë kaukën e shenjtë të Bektashiut, në të cilën fle shpirti i Baba Aliut.

Me këtë rast garantoj miqtë e mi bektashinj kudo që janë, se nuk e ka për ata, por e ka për veten e tij, prandaj kujdes.

E ka për sulltanatin e Surrelit. E ka të largojë mendjen e qytetarëve nga të zezat që shpërthejnë çdo ditë në këtë vend, nga mashtrimet, nga qëndrimet anti shqiptare”, tha ai.