Me dëgjimin e ish-anëtarëve të Bordit Drejtues të Klinikës së Onkologjisë si dëshmitarë në procedurë, vazhdoi gjyqi kundër ish-drejtorëve Nino Vasev dhe Nehat Nuhi, të akuzuar për përvetësim financiar prej gati 36 milionë eurosh.
Tre dëshmitarët i thanë Gjykatës se situata financiare nuk u paraqit kurrë plotësisht në mbledhjet e bordit. Sipas njërit nga dëshmitarët, kishte para për një vit, ndërsa dëshmitari i dytë tha se nuk mbante mend, që kjo të ishte diskutuar fare në mbledhje.
Ndërkohë, gjykata vendosi t’ia zgjasë paraburgimin të pandehurit të parë Nino Vasev edhe për 30 ditë të tjera, diçka që, sipas mbrojtjes, është bërë pa asnjë bazë ligjore.
“Kemi paraqitur prova të reja për rrethana që deri më tani nuk janë vlerësuar fare, dhe të cilat vërtetojnë se gjithçka që kërkesa fillestare e prokurorisë publike për përcaktimin e masës së paraburgimit nuk qëndron. Para së gjithash, se janë kryer vepra të rënda për të cilat parashikohen dënime të mëdha, kjo nuk qëndron. Nga një vepër penale e vazhdueshme, ose veprime të një vepre penale të vazhdueshëm, disa vepra penale të ngjashme, ata bëjnë artificialisht tre vepra penale. Në vend që të jetë vetëm keqpërdorim i detyrës zyrtare si vepër e vazhdueshme, ata tani po shtojnë artificialisht mashtrim në detyrë dhe përvetësim në detyrë, të gjitha me qëllim që të marrin dënimin më të lartë të mundshëm me burg, dhe kjo nuk ka bazë ligjore”, tha Bobi Spirkoski, avokat i të pandehurit të parë Nino Vasev./ Alsat.mk
The post Vazhdon gjyqi për Onkologjinë: Ish-anëtarët e Bordit dëshmojnë për mungesë transparence financiare appeared first on Alsat.