Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi, në një dalje për media një ditë para ndeshjes me Zvicrën deklaroi se të përzgjedhurit e Franco Fodas janë përgatitur mirë për ndeshjen me Zvicrën, transmeton TV21. Muriq, mes tjerash potencoi se në ekip ka një atmosferë të jashtëzakonshme.
“Jemi përgatitur mirë për këtë ndeshje dhe kemi analizuar çdo detaj të kundërshtarit. E njohim Zvicrën dhe dobësitë e saj. Atmosfera është e jashtëzakonshme, kemi lojtarë të nivelit të lartë dhe jam i bindur se nesër do të dalim fitues. Fillova keq me të kuq, pastaj shënova kundër Real Madridit, dhe kundër Zvicrës kisha raste të mira për të shënuar. Ndjenja të shënuarit golash është gjithmonë e veçantë. Jemi të gatshëm dhe shpresojmë të gëzojmë tifozët që do të jenë në stadium,” deklaroi Muriqi.