Gazetar: Angell Dimovski
Metodologjia mbetet e njëjtë, çmimet e derivateve do të ndryshohen një herë në javë, deklaroi për televizionin Alsat zëvendëskryetari i Komisionit Rregullator për Energjetikë, Lirim Sulejmani. Ai shtoi se situata aktuale me krizën ekonomike botërore është dinamike dhe e ndjeshme, por ata po i ndjekin zhvillimet.
Sipas Sulejmanit, çmimet e naftës në vend kanë qenë më të ulëta krahasuar me rajonin, ndërsa nëse ka ndryshime drastike, si institucion do të ndërmarrin masa, deklaroi Lirim Sulejmani, Zëvendëskryetar i KRRE-së.
Ndryshe, çmimi në bursat botërore për një fuçi naftë ka arritur mbi 110 dollarë. Ekspertët paralajmërojnë se pritet rritje e re e çmimit të derivateve, e cila do të shkaktojë edhe shtrenjtimin e çmimit të produkteve ushqimore, tha Lirim Sulejmani, Zëvendëskryetar i KRRE-së. /Alsat.mk
The post Vendimet për çmimet e derivateve mbeten javore mes pasigurive globale appeared first on Alsat.
