Për të hënën në orën 11:00 është caktuar seanca e Këshillit të Prokurorëve Publik, në të cilën pritet të emërohet ushtruesi i detyrës së kryeprokurorit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, pas dorëheqjes së parevokueshme të Lupço Kocevskit.
Në lidhje me: Kush do të jetë pasardhës i Kocevskit? Këshilli i Prokurorëve do të zgjedhë u.d. së kryeprokurorit
Seanca e planifikuar për sot u shty për shkak të mungesës së një anëtareje të Këshillit. Me propozim të prokurorit Ermon Neziri dhe me dakordim të plotë të anëtarëve, u vendos që vendimi të merret me përbërje të plotë, duke e cilësuar çështjen si me rëndësi të veçantë institucionale.
Ushtruesi i detyrës do të emërohet nga radhët e prokurorëve publikë të Prokurorisë Publike të RMV-së dhe do ta ushtrojë funksionin deri në zgjedhjen e prokurorit të ri shtetëror, por jo më gjatë se gjashtë muaj.
