Gazetar: Avni Tahiri
“Një kiosk i mbyllur por edhe ura vazhdon të jetë e mbyllur në vendkalimin ilegal në BitPazar të Shkupit por rreziku për qytetarët vazhdon të jetë prezent akoma. Qytetarët ndajnë mendime të ndryshme, disa thonë se duhet të vendosen semaforë dhe të hiqet ura e ka edhe nga ata që thonë se ky vendkalim duhet të mbyllët tërësisht.” Tha; Avni Tahiri, Gazetar.
”Ky vendkalim duhet të legalizohet patjetër. Ura që është nuk ka mundësi të kaloje një person me karrocë aty.”tha një qytetar.
“Duhet të vendosen këtu semaforë, dhe vizë bardhat të duken siç duhet. E ura? Ura të mbetët për kujtim dhe reklama.”tha një qytetar.
”Ura është këtu e nuk është funksionale, mendoj se këtu duhet të mbyllet dhe nëse kalohet të shkruhen dënime. Por ju përsëri këtu do të kaloni apo? Po çfarë të bëjmë, si gjithë tjerët”tha një qytetar.
Sipas Kryetarit të Qytetit të Shkupit, Orce Gjorgjievski, i cili dje ishte në Bit Pazat tek vendkalimi ilegal, tha se gjatë takimeve me banorët e zonës, shumica prej tyre kanë kërkuar realizimin e një vendkalimi për këmbësorë në vend të urës ekzistuese. Sipas tij, një nga zgjidhjet e mundshme është vendosja e semaforëve, me qëllim që të shmangen ndërprerjet e shpeshta të qarkullimit dhe të përmirësohet funksionimi i trafikut. Gjorgjievski shtoi se nuk përjashtohet mundësia që ura jofunksionale në Bit Pazar të rrënohet, në varësi të marrëveshjes që do të arrihet me Komunën e Çairit.
Nga Komuna e Çairit për Alsat, thonë se ende po punojnë për gjetjen e zgjidhjes më të përshtatshëm dhe më të sigurt për qytetarët. Por nuk konfirmojnë se kur do të zgjidhet ky problem i këtij vendkalimi në të cilin deri tani kanë ndodhur disa aksidente përfshirë edhe këmbësorë të cilët kanë përfunduar me fatalitet./Alsat.mk.
The post Vendkalimi i Bit Pazarit në Shkup vazhdon të rrezikojë qytetarët appeared first on Alsat.
